E martë, 15 shtator 2020 – Shenjtori i ditës Dëshmor Nikita Goti. Oshënar Visarioni i Larisës. Josifi i Timishoarës. – Dëshmor Nikita Goti – Shën Nikita lindi në mbretërimin e Konstandinit të Madh (viti 330), në krahinën pranë derdhjes së Danubit. Ai ishte got nga origjina, por falë përkujdesjes së prindërve të tij të përshpirtshëm…
Sot, e hënë 14 shtator 2020, në të gjitha kishat orthodhokse kremtohet Lartësimi i Kryqit të Nderuar dhe jetëdhënës. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi. Me të bashkëmeshuan Mitropolit i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Asti, bashkë me…
“Para misterit të Kryqit, njerëzit qëndruan në mënyra të ndryshme. Ishin shumë ata që e panë atë (Kryqin) si një skandal, se si ishte e mundur që Perëndia të linte njeriun e Tij që të vuante përmbi Kryq. Kishte dhe të tjerë që e panë atë (Kryqin) si një marrëzi. Edhe ajo që ndodhi në…
“Fëmija im i dashur, zogjtë fluturojnë me dy krahë. Fëmijët e krishterë lartësohen me krahët e mësimit dhe lutjes. Perëndia i bekoftë çdo ditë përpjekjet e tua. Me dashuri të ngrohtë me Krishtin” Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi Radio “Ngjallja”/facebook
E hënë, 14 shtator 2020 – Shenjtori i ditës DITË KRESHME (e rreptë, e njejtë si në të Premten e Madhe të Pashkës) Lartësimi i Kryqit të Nderuar (Stavros). Etërit e Sinodit VI Ekumenik. – Lartësimi i Kryqit të Nderuar (Stavros) – Në kohën që përgatitej të shkonte në Romë e të luftonte kundër rivalit…
“O Perëndi mëshirplotë e njeridashës, që i ke dhënë mësime popullit në tempullin e Jerusalemit; Ti, o Kryezot, hapi zemrat edhe shpirtet edhe mendjet e shërbëtorëve të Tu, që të kuptojnë porositë e Tua dhe të mbarojnë dëshirën Tënde gjithë ditët e jetës së tyre. Se Ti je përmbikqyrësi i shpirteve dhe i trupave tona…
E diel, 13 shtator 2020 – Shenjtori i ditës E Diela para Lartësimit të Kryqit Shenjtërimi i Kishës (Bazilikës) Ngjallja, Jerusalem. Oshënar Kornili kryeqindësh. Dëshmor Aristidhi. – Shenjtërimi i Kishës (Bazilikës) Ngjallja, Jerusalem – Si falënderim për mbylljen shumë të suksesshme të Sinodit të Nikeas, shën Konstandini i Madh dëshironte të shikonte ndërtimin e një…
Në prag të një nga 12 festat më të mëdha të krishtere – Lartësimit të Kryqit të Nderuar njerëz nga mbarë vendi kalojnë natën duke u gdhirë festa në zonën Krëstova Gora (Pylli i Kryqit) në malin Rodopa. Sivjet për shkak të masave kundër epidemisë së koronavirusit në të gjitha kishat do të ketë dezinfektues…
Fëmija im i dashur! Zogjtë fluturojnë me dy krahë. Fëmijët e krishterë lartësohen me krahët e mësimit dhe të lutjes. Perëndia i bekoftë çdo ditë përpjekjet e tua! Me dashuri të ngrohtë në Krishtin, Kryepiskopi Anastas Lutja e fillimit të shkollës O Zot Perëndia ynë, Dritë që banon në vend të paafrueshëm, burimi i urtësisë…