ORTHODOXIA REAL TIME NEWS FEED:
Select Language
MENU
PERSONAL NEWS ALARM ΕΓΓΡΑΦΗ
04.11.2021 | 17:16
Oshënar i madh Joaniki

E enjte, 4 nëntor 2021 – Shenjtori i ditës Oshënar i madh Joaniki. Hierodëshmorët Nikandri i Mirës dhe Ermeu. Dëshmor Porfir Aktori. – Oshënar i madh Joaniki – Ati ynë i shenjtë, Joaniki, lindi më 754 në Marikat, pranë liqenit të Apoloniadës, në Bitini. Prindërit e tij ishin fshatarë dhe, që kur fëmija ishte 7…

04.11.2021 | 17:14
Mirënjohje dhe Falenderime për Kryepiskopin Anastas.

Sot, 4 nëntor, Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë ka ditëlindjen. Ndjenja kryesore që të pushton vetvetiu është mirënjohja dhe falënderimi për veprën e jashtëzakonshme që ai ka kryer në këto 30 vite, e cila ka kontribuuar për përparimin e gjithë vendit. Ringritja nga hiri ateist i Kishës sonë…

03.11.2021 | 18:15
Dëshmorët Akepsimai, Josifi, Aithalai në Persi

E mërkurë, 3 nëntor 2021 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Transferimi i lipsanit të Shën Gjergjit. Dëshmorët Akepsimai, Josifi, Aithalai në Persi. Shën Silvia. Dëshmore grua Uinefrida. Hierodëshmor i ri Gjergji në Neapol. – Dëshmorët Akepsimai, Josifi, Aithalai në Persi – Gjatë vitit të 37-të të persekutimit të egër kundër të krishterëve, ndërmarrë nga…

02.11.2021 | 14:44

E martë, 2 nëntor 2021 – Shenjtori i ditës. Dëshmorët Akindini, Pigasi, Afthoni, Elpidofori dhe Anempodisti. Omologjet Andoni i Selanikut (ish mitropolit i Durrësit). – Dëshmorët Akindini, Pigasi, Afthoni, Elpidofori dhe Anempodhisti – Këta martirë të shenjtë ishin ofiqarë në oborrin e mbretit të Persisë Sapori II (339-379). Kur mbreti ndërmori një përndjekje të përgjakshme…

02.11.2021 | 14:42
Shën Andon Omologjeti (Pohuesi, Konfesori), Mitropolit i Durrësit e më pas Kryepiskop i Selanikut, + 2 Nëntor 844.

Shën Andon Omologjeti është ndër figurat kryesore pohuese dhe mbrojtëse të të vërtetave të besimit orthodhoks në periudhën e dytë të luftës dhe thyerjes së ikonave (815-843), që në historinë e Kishës së Krishterë njihet Ikonomahia ose Ikonoklastia. Ikonoklastia, që zgjati nga viti 726-843, tronditi prej dekadash unitetin e Krishterimit në Perandorinë Romane/Bizantine, në lindje…

01.11.2021 | 16:45
E Diela e 5-të e Llukait

E Diela e 5-të e Llukait (III) (Llk. 16:19-31) Zemërngurtësia do të ndëshkohet Kujtohu, se ti i more gjithë të mirat e tua në jetën tënde, edhe Llazari gjithashtu të këqijat. Shtëpia luksoze e të pasurit gumëzhinte shpesh nga festat dhe kremtimet. I zoti i shtëpisë, i veshur me rroba të shtrenjta, mburrej për pasurinë…

01.11.2021 | 16:43
“Me dashurinë e Krishtit mundim frikën dhe indiferentizmin”

Një i krishterë i vetëm, nuk mund të jetë i krishterë, na këshillojnë të urtit. Ndaj Kisha jonë në drejtimin plot urtësi të Kryepiskopit Anastas i kushton vëmendje të veçantë edukimit në besim të brezit të ri. Për më shumë se 25 vjet Zyra e Rinisë organizon programe të ndryshme që kanë qëllim rritjen në…

01.11.2021 | 16:39
Anargjendët Kozma e Damian, nga Azia

E hënë, 1 nëntor 2021 – Shenjtori i ditës Anargjendët Kozma e Damian nga Azia. Oshënarëdëshmorët e rinj Jakovi (nga Vithkuqi i Korçës), Dionisi dhe Jakovi. Dëshmoret Kiriana dhe Juliana nga Kilikia. Oshënare Theolipti. – Anargjendët Kozma e Damian, nga Azia – Shenjtorët Kozma dhe Damian ishin nga Azia. Prindërit e tyre ishin një model…

29.10.2021 | 16:43
Oshënare dëshmore Anastasia në Romë

E premte, 29 tetor 2021 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Oshënare dëshmore Anastasia në Romë. Oshënare Ermelinda. Oshënarët Abrami, Maria. – Oshënare dëshmore Anastasia në Romë – Shën Anastasia ishte nga Roma dhe jetoi rreth shek. III. Prindërit e saj ishin shumë të pasur dhe pas vdekjes së tyre, pasurinë që trashëgoi Anastasia ua…

Τα σημαντικότερα νέα