Intervista e plotë e Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joani për Radio “NGJALLJA”: “Mbi rëndësinë e Kreshmës dhe se si i shikon Kisha Orthodhokse pasionin e zilisë, cmirës, lakmisë”, etj. Intervistoi gazetari i Radio NGJALLJA – Nikolla Barkaj Audio & Video – Aleksandër Dimroçi Prill 2019 — Mitropolia e Shenjtë Korçë
E Premtja e Madhe. Momente nga shërbesa e leximit të 12 Ungjijve në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë 25.04.2019. — orthodoxalbania.net
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË PASHKË 2019 + Anastasi Kryepiskop i Tiranës,Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Shpresë pa kufi Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks, Bij të shtrenjtë më Zotin, “Duke u gëzuar në shpresë”, le të thërresim: Krishti u Ngjall! Ngjallja, vëllezërit e mi, na ofron shpresë të pamasë. Kjo shpresë buron nga lajmi i…
Momente nga shërbesa e vajit të bekuar (Efqelisë). Në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, shërbesa u krye nga Mitropoliti i Amantias, Nathanaili, si dhe klerikë të Kryepiskopatës. — Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Të krishterët orthodhoksë, mbasi kanë kreshmuar për dyzet ditë, festojnë të Dielën e Palmave ose Dafinave, kjo në përkujtim të Hyrjes së Krishtit në Jeruzalem. Me palma dhe dafina priteshin në kohët e lashta mbretërit edhe fitimtarët e betejave. Në të njëjtën mënyrë u prit edhe Krishti si mbret i Izraelit, sepse me mrekullinë e…
“Maria si mori një litër miro prej nardi të papërzier, shumë të shtrenjtë, leu këmbët e Jisuit” v. 3. Teksti i sotëm i Ungjillit, na paraqet një pritje të dyfishtë të Zotit. Njëra, private dhe jo publike, në Vithani, tjetra, publike dhe panigjirike, në Jerusalem. Para pak kohësh Zoti në Vithani kishte ngjallur mikun e…
Konkursi organizohet për të paraqitur diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri. Përmes konkursit, që do të kulmojë me botimin e një albumi dhe çeljen e një ekspozite, dëshirojmë t’i paraqesim publikut të gjerë jetën e krishterë në Shqipëri. Fotografitë e kërkuara duhet të jenë pjesë e këtyre kategorive: Kisha (arkitekturë, afreske, kryqe, kisha në…