E enjte, 13 gusht 2020 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E FJETJES SË HYJLINDËSES MARI (1-15 GUSHT) Mbyllja e periudhës kremtuese të Metamorfozës së Krishtit. Transferimi i lipsanit të Maksim Omologjetit/Rrëfyesit. Në 13 gusht Kisha Orthodhokse feston transferimin e lipsanit të Maksim Omologjetit/Konfesorit që u vendos në manastirin ku shenjti ishte igumen. Theologu…
Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam) në jug të vendit, monument kulture i kategorisë së parë, prej kohësh i është shtuar itinerarit të ”Rrugëve të Besimit” dhe listës së turizmit religjioz, ku turistët vendas dhe të huaj kanë mundësi të njihen me historinë e ndërthurur me bukuritë e peizazhit dhe kultit. Pas restaurimit të…
Në datën 9 gusht, të Dielën e 9-të të Mattheut, kur kujtohet Ecja mbi ujë e Zotit Krisht, Kryepiskopi Anastas e kreu Liturgjinë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Para saj, Kryepiskopi ngriti në gradën e arkimandrit hieromonakun atë Anastas Mamaj. Kjo është grada më e lartë për priftërinjtë e pamartuar. Në fund…
Panegjrit e ndritur të Metamorfozës së Zotit, që nderohet në kishën historike mitropolitane të Gjirokastrës, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri, zgjodhi t’i shtonte diçka të veçantë: Hirotoninë në gradën e priftërisë të dhjakonit Viktor Jani, nga radhët e klerikëve të kësaj Mitropolie. Kjo hirotoni është një mesazh shumëdimensional për optimizëm, për të cilin…
E mërkurë, 12 gusht 2020 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E HYJLINDËSES MARI Dëshmorët Foti dhe Anikiti. Oshënarët Palamoni e Kastori. Dëshmor Kapitoni etj. Oshënar Egloni. – Dëshmorët Foti dhe Anikiti – Foti dhe Anikiti, martirë të shenjtë, jetuan në vitet kur mbret ishte Diokleciani. Foti ishte nip i Anikitit. Që të dy…
“Njohim historinë e Kishave të Mitropolisë sonë”! Kisha e Shën Nikollës në Kurjan. Nga Ilirjan Gjika 1 Kurjani është një fshat i cili bën pjesë ne Bashkinë Roskovec dhe që ndodhet në pjesën juglindore të rrethit të Fieri, aty ku ndahet kufiri me rrethet e Beratit dhe Mallakastrës. I përmendur për kultivimin e ullinjve dhe…
E Diel, 9 gusht 2020 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E HYJLINDËSES MARI (1 – 15 gusht) Apostull Matthia/Matia. 10 dëshmorët në Portën e Bronztë. Oshënar Psoi. – Apostull Matthia/Matia – Se si Matia u bë një nga 12 apostujt, e mësojmë nga Veprat e Apostujve. Pas tradhtisë së Judës dhe Ngjitjes në…
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e atyre që u goditën nga shpërthimi i djeshëm, si dhe për të gjithë popullin e Libanit. Jemi të hidhëruar thellë nga vdekja e dhjetëra personave dhe plagosja e mijëra të tjerëve. Lutemi për prehjen e shpirtrave të atyre që ndërruan jetë dhe…
Familja e Torit bëhet me shtëpi tërësisht të restauruar! Sërish Kisha Orthodhokse në qytetin e Gramshit gjendet pranë vëllezërve dhe motrave në nevojë! Mbas 20 ditë punimesh pa ndërprerje u bë e mundur sot përfundimi i restaurimit tërësor të shtëpisë së Torit në qytetin e Gramshit. Shtëpia e cila ishte djegur vite më parë për…