14 Ιανουαρίου, 2022

NDERHYRJE PER SHPETIMIN E KISHAVE – MONUMENTE KULTURE

Διαδώστε:

Kisha e Apostujve Petro dhe Pavli, Hoshtevë – Gjirokastër

AL: Hoshteva është fshat në krahinën e Zagorisë. Ngrihet në një terren të thyer malor dhe me mundësi të kufizuara komunikimi automobilistik. Megjithatë ruan një kishë me vlera të spikatura arkitektonike dhe artistike.

Kisha është e tipit bazilikal, e mbuluar me një sistem harqesh, qemerësh e kësulash sferike. Në anën veriore shtjellohet hajati, ndërsa në qoshen verilindore lartësohet kulla e kambanores, me formë oktagonale në plan. Interieri i kishës është i veshur me pikturë murale.

Punimet për shpëtimin e kishës u kryen gjatë vitit 2000 dhe konsistuan në rinovimin e mbulesës së çatisë me rrasë guri të zezë, rehabilitimin e muraturës, kolonave dhe të çatisë së hajatit. U përforcua dhe u plotësua, gjithashtu, muratura e kambanores dhe u sistemua mjedisi rrethues.

Ndërhyrja për shpëtimin e kishës u realizua me nismën, kujdesin dhe mbledhjen e fondeve financiare nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: