09 Μαρτίου, 2020

Më 9 mars Kisha Ortodokse Bullgare respekton Shën Dyzet Dëshmorët

Διαδώστε:

Më 9 mars është Dita e Shën Dyzet Dëshmorëve. Kisha e caktoi këtë ditë si festë e dyzet ushtarëve romakë nga kohorta armene në garnizonin romak në qytetin Sebastia, të cilët pas torturave të rënda vdiqën duke mbrojtur fenë e vetë në kohën e përndjekjeve të të krishterëve nga perandori Licinius në shekullin e IV-të.

Në kalendarin historik bullgar data lidhet me fitoren e mbretit Ivan Asen II mbi bizantin Teodor Komnin më 9 mars të vitit 1230. Me këtë rast në kryeqytetin e lashtë bullgar Tërnovo mbreti ndërtoi kishën e njohur “Shën Dyzet Dëshmorët”.

Kjo është dita për të cilën populli bullgar beson, se dielli kthehet te vera, moti ngrohet dhe nga vrimat dalin të gjitha kandrrat dhe zvarranikët.

 

— bnr.bg

Διαδώστε: