04 Νοεμβρίου, 2020

“Mbledhja e Kryeëngjëjve”

Διαδώστε:

Ikona “Mbledhja e Kryeëngjëjve”

Ikona masive vjen nga kisha e Shën Mërisë në Voskopojë dhe është pikturuar nga Konstandin Hieromonaku. Në të shfaqen dy kryeëngjëjt në pozicion ballor duke mbajtur në mes medaljonin me figurën e Krishtit Emanuel.

Ikona është mbuluar me shtresë dylli mbi vernikun origjinal për konservim provizor. Kjo shtresë u largua në mënyrë mekanike me bisturi dhe me ndihmën e mikroskopit stereoskopik. Më pas u përdor tretës eter petroleum. Verniku u largua me kompresa etanoli.

Në fund u bënë ritokime estetike dhe vernikimi i ri.

Διαδώστε: