Nga e kaluara jonë shfaqet para nesh një shumicë e madhe armiqsh. Janë të gjitha ato që ne nuk mund të bënim, të gjitha mendimet e mëkatshme, fjalët e këqija, i gjithë ndikimi ynë i keq; të gjitha këto qëndrojnë para nesh, duke na ndëshkuar dhe persekutuar.
Të kaluarën nuk mund as ta mbulosh, as ta zbulosh, ajo nuk do të heshtë, ajo jeton dhe na shtyp neve. Por është një Strehë dhe një Kështjellë – ky është Zoti Krisht. “Ai mëkatet tona i mbajti mbi vete me trupin e Tij në kryq.” Ai pranoi vdekjen për ne. Ai “na shpëtoi neve nga mallkimi i ligjit, dukei u bërë për ne mallkim…” (Gal. 3:13). Kështu, pra, Zoti është streha ime, e dha veten për çlirimin dhe shpëtimin tim. Ai u ndesh me armiqtë e mi dhe i mposhti ata me vdekjen e Tij: “dhe kështu, nuk ka tani asnjë gjykim për ata, që janë me Jisu Krishtin.” (Rom. 8:1).
Mbi të gjithë të kaluarën u përhap fryma e Tij e tërëfaljes, “Ai është Shpëtimtari im, Streha ime!” Por, le të mos ndalemi këtu, le të shkojmë më tej, “Ai është Kështjella ime”; në Strehë unë fshihem prej mëkateve të mia, në Kështjellë unë ndeshem me to. Krijo për vete një strehë te Zoti dhe mandej, qëndro me këmbë të fortë në Kështjellën tënde!
Largohu nga mëkatet e tua përderisa të arrish Zotin dhe në Të, në Fortesën e pashkatërrueshme, ti do t’i mposhtësh të gjithë ata. Ja, shpirti im, ku është fitorja! Jashtë strehës, ti je i mundur, kurse në Kështjellë ti je fitimtar. Në të unë do të jetoj kundër armiqve të mi.
Në pushtetin tonë, pasi të jemi forcuar, le ta mbrojmë veten nga armiqtë me një mur të palëkundur që është vetë Zoti, i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëmirë!
