Kremtimi i 28-vjetorit të ringritjes kanonike të Kishës
Sot, 24 qershor 2020, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore festive me rastin e 28-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Më 24 qershor 1992, Patriarkana Ekumenike, kisha Mëmë që kishte dhënë Autoqefalinë, zgjodhi Mitropolitin Anastas, si Kryepiskopin e parë pas ardhjes së demokracisë. Kjo ditë shënoi fillimin eringritjes kanonike nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Liturgjia u krye nga Kryepiskopi Anastas, bashkë me Mitropolitin e Elbasanit, Andonin, Mitropolitin e Amantias Nathanailin, Episkopin e Bylisit, Astin dhe klerikë të Kryepiskopatës. Në fund të saj, Kryepiskopi Anastas foli për historinë e kësaj ringritjeje të paimagjinueshme në fillim, me besimin e vazhdimit edhe në të ardhmen të këtij rrugëtimi të shkëlqyer.
Kremtimi i 28-vjetorit të ringritjes kanonike të Kishës Sot, 24 qershor 2020, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore festive me rastin e 28-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Më 24 qershor 1992, Patriarkana Ekumenike, kisha Mëmë që kishte dhënë Autoqefalinë, zgjodhi Mitropolitin Anastas, si Kryepiskopin e parë pas ardhjes së demokracisë. Kjo ditë shënoi fillimin eringritjes kanonike nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.Liturgjia u krye nga Kryepiskopi Anastas, bashkë me Mitropolitin e Elbasanit, Andonin, Mitropolitin e Amantias Nathanailin, Episkopin e Bylisit, Astin dhe klerikë të Kryepiskopatës. Në fund të saj, Kryepiskopi Anastas foli për historinë e kësaj ringritjeje të paimagjinueshme në fillim, me besimin e vazhdimit edhe në të ardhmen të këtij rrugëtimi të shkëlqyer.
Geplaatst door Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë op Woensdag 24 juni 2020
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










