29/11/2021 29/11/2021 E hënë, 29 nëntor 2021 – Shenjtori i ditës. Dëshmor Paramoni dhe 370 dëshmorë. Dëshmorët Filumeni, Fedri. Oshënar Pitiruni. JEMI NË KRESHMËN E KRISHTLINDJES (15 NËNTOR – 25 DHJETOR) – Dëshmor Paramoni – Akilini, guvernator i Lindjes gjatë mbretërimit të perandor Deciusit (rreth 250), u nis një ditë për t’u kuruar në ujërat termale të...
29 Νοεμβρίου, 2021 - 15:15
Τελευταία ενημέρωση: 29/11/2021 - 15:29

Dëshmor Paramoni

Διαδώστε:
Dëshmor Paramoni

E hënë, 29 nëntor 2021 – Shenjtori i ditës.

Dëshmor Paramoni dhe 370 dëshmorë. Dëshmorët Filumeni, Fedri. Oshënar Pitiruni.

JEMI NË KRESHMËN E KRISHTLINDJES
(15 NËNTOR – 25 DHJETOR)

– Dëshmor Paramoni –

Akilini, guvernator i Lindjes gjatë mbretërimit të perandor Deciusit (rreth 250), u nis një ditë për t’u kuruar në ujërat termale të Bisaltias. Urdhëroi që me këtë rast të merrnin edhe 370 të krishterë të Nikomedisë, të cilët i kishin burgosur me urdhër të tij, që t’i detyronin të sakrifikonin në tempullin e perëndeshës Isis. Por ata refuzuan, prandaj dhe ua prenë kokat.
Gjatë martirizimit të tyre, Paramoni i drejtë i thirri qeveritarit: “Ç’mizori po shoh! Një masakër e poshtër ndaj këtyre të drejtëve, si të ishin bagëti!”.
Kur Akilini i dëgjoi këto fjalë urdhëroi ta arrestonin Paramonin. Përgjatë udhës, ushtarët e ekskortës së tij e keqtrajtuan shenjtin në mënyra të ndryshme: disa e godisnin me heshtë, të tjerë ia prenë gjuhën dhe të tjerë gjymtyrët. Në fund, e vranë para qeveritarit.
* * * * *
– Dëshmor Filumeni –
Ishte nga Likaonia dhe ishte bukëpjekës. Jetoi nën mbretërimin e perandorit Aurelian (270-275), dhe furnizonte me bukë lokalitete të ndryshme të Galatisë. U akuzua para perandorit të Ansirisë, Feliksit, dhe para atij shpalli hapur se ishte i krishterë. Ia lidhën duart dhe këmbët me zinxhirë prej hekuri, e varën dhe e godisnin me shpatë.
E hodhën në një furrë të nxehtë, por u ruajt mrekullisht nga hiri i Perëndisë. Ia lidhën edhe kokën me duart e këmbët dhe e tërhoqën zvarrë 600 metra, derisa dha frymën e tij tek Perëndia.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων