24/06/2020 24/06/2020 – 24 qershori – dita kur festojmë ringritjen kanonike të Kishës sonë – – 28 vjet më parë, Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi, u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë – Më 24 qershor të vitit 1992, Patriarkana Ekumenik zgjodhi Kryepiskopin Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ky...
24 Ιουνίου, 2020 - 17:28

24 qershori – dita kur festojmë ringritjen kanonike të Kishës sonë

Διαδώστε:
24 qershori – dita kur festojmë ringritjen kanonike të Kishës sonë

– 24 qershori – dita kur festojmë ringritjen kanonike të Kishës sonë –

– 28 vjet më parë, Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi, u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë –

Më 24 qershor të vitit 1992, Patriarkana Ekumenik zgjodhi Kryepiskopin Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ky çast shënoi ripërtëritjen e Autoqefalisë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të vënë në diskutim nga shkatërrimi total që bëri regjimi komunist. Kjo ngjarje ishte shpallje e lajmit të mirë se Kisha e Shqipërisë jetonte dhe askush nuk do të mundte më t’i ndalonte veprën shpirtërore të ndriçuar nga Perëndia në dobi të gjithë shoqërisë shqiptare.

Fronëzimi i Kryepiskopit u krye, pas një sërë negociatash me autoritetet shqiptare kompetente, në Kishën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë klerikëve, si edhe laikëve nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë. Gjatë Liturgjisë Hyjnore u lexua zyrtarisht Letra Patriarkale dhe Sinodike (nr. proto 936, 16 korrik 1992), «Drejtuar Klerit dhe popullit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë». Liturgjia Hyjnore, si edhe ceremonia e thjeshtë e fronëzimit u kryen sipas rregullave.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/FACEBOOK

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων