29/10/2020 29/10/2020 1. Kisha e Perëndisë Shpirti juaj kërkon jetën e vërtetë dhe ushqimin e tij natyral. Ushqimi i mendjes është e vërteta; ushqimi i shpirtit është paqja dhe bekimi; ushqimi i vullnetit është ligjshmëria. Shko në Kishë; ajo do t’ju jap ju këto me bollëk për shkak se ajo i posedon me shumicë. Ajo është mbështetja...
29 Οκτωβρίου, 2020 - 17:00
Τελευταία ενημέρωση: 29/10/2020 - 17:06

Shën Joani i Kroshtadit: Kisha e Perëndisë – Banesa e Perëndisë

Διαδώστε:
Shën Joani i Kroshtadit: Kisha e Perëndisë – Banesa e Perëndisë

1. Kisha e Perëndisë

Shpirti juaj kërkon jetën e vërtetë dhe ushqimin e tij natyral. Ushqimi i mendjes është e vërteta; ushqimi i shpirtit është paqja dhe bekimi; ushqimi i vullnetit është ligjshmëria. Shko në Kishë; ajo do t’ju jap ju këto me bollëk për shkak se ajo i posedon me shumicë. Ajo është mbështetja dhe themeli i së vërtetës, sepse brenda saj është Fjala e Perëndisë që zbulon origjinën e të gjitha gjërave – origjinën e rracës njerëzore, se si u krijua njeriu sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Perëndisë, se si ai ra, dhe se si u restaurua nëpërmjet Shpëtimtarit të racës njerëzore; brenda saj u zbulua gjithashtu mënyra e shpëtimit, besimi, shpresa dhe dashuria. Ajo na dhuron ne paqe dhe bekim nëpërmjet shërbesës së saj hyjnore, dhe mbi të gjitha nëpërmjet Mistereve. Ajo na thërret: “Ejani tek unë të gjithë ju të munduar dhe do t’ju jap çlodhje”. Ajo na mëson ne rrugën e vërtetë e cila të shpie në jetën e përjetshme – rrugën e urdhërimeve të Perëndisë. Ne duhet ta nderojmë shumë Kishën, të nderojmë shenjtërinë e saj, lashtësinë e saj, vendosmërinë e saj të patundur, përvojën shpirtërore dhe urtësinë e saj të ndriçuar hyjnore, urdhërimet dhe rregullat e saj dobiprurëse, shërbesat e saj hyjnore, misteret dhe ritet. Si të mos e nderojmë dhe respektojmë Kishën tonë të shenjtë, madje dhe për faktin se ajo ruan në gjirin e saj një shumicë të pafund njerëzish, duke i siguruar ata në vendbanimin e paqes dhe gëzimit të përjetshëm, duke mos i harruar ata madje edhe pas vdekjes, por duke i kujtuar gjithmonë, duke i lavdëruar dhe i çmuar virtytet e tyre si bijtë e saj të vërtetë? Ku mund të gjesh një mik më mirënjohës, një nënë më të dhembshur se Kisha e Shenjtë? Dhëntë Zoti që të Krishterët të lidhen plotësisht me gjithë shpirtrat e tyre te Kisha e Zotit tonë Jisu Krisht dhe brenda saj të qëndrojnë deri në fundin e ditëve të tyre mbi tokë.
Dhëntë Zoti që të gjithë ata të jenë të zellshëm për të përmbushur urdhërimet dhe rregullat e saj dhe brenda saj të mund të marrin shpëtimin e përjetshëm nëpërmjet Jisu Krishtit Zotit tonë!

 

2. Banesa e Perëndisë

Kisha nëpërmjet administrimit të ndërtesës dhe shërbesave të saj hyjnore, plotëson tërësisht njeriun, e edukon atë plotësisht, e plotëson në shikimin e tij, dëgjimin, nuhatjen, ndjenjën, shijen, imagjinatën, mendjen dhe vullnetin, me anë të madhështisë së Ikonave dhe të ndërtesave në përgjithësi, me anë të aromës së temjanit, me anë të nderimit të Ungjijve, Kryqit dhe Ikonave, me anë të psalmeve dhe nga këndimi i Shkrimeve.
Burimi i çdo gëzimi të vërtetë, e të gjithë qetësisë dhe paqes së vërtetë të ndërgjegjes, e pastrimit, e shërimit trupor dhe shpirtëror, burimi i fuqisë dhe guximit shpirtëror, derdhet në Kishë.
Teatrot dhe argëtimet e tjera të kësaj bote nuk mund të zëvendësojnë kurrë atë të cilën një i Krishterë i vërtetë merr në Kishë, ku vet Perëndia ngushëllon shpirtrat e atyre të cilët besojnë, dhe zemrat e të cilëve janë kthyer tek Ai, ashtu si një nënë ngushëllon birin e saj.
Nga Kisha gjithashtu të fjeturit marrin ngushëllim dhe lehtësim, duke u pastruar prej mëkateve dhe fajeve të tyre. Me të vërtetë Kisha është Qielli në tokë; sepse aty ku ndodhet froni i Perëndisë, aty ku kryhen Misteret, aty ku Engjëjt shërbejnë bashkë me njerëzit, duke lavdëruar pa pushim të Tërëfuqishmin, aty është me të vërtetë Qielli. Edhe kështu le të hyjmë në banesën e Perëndisë, me frikë Perëndie, me zemër të pastër, duke lënë mënjanë të gjitha veset dhe çdo përkujdesje të kësaj bote dhe le të qëndrojmë brenda saj me besim dhe nderim, me vëmendje, me dashuri dhe paqe në zemrat tona, kështu që ne mund të dalim prej saj, të përtërirë; kështu që ne mund të jetojmë në shenjtërinë natyrale të Qiejve, duke mos e nënshtruar veten nga dëshirat dhe kënaqësitë e kësaj bote.
Në Kishë kryhet Misteri i pastrimit nga mëkati. Prandaj nderoni vendin ku u pastrua shpirti juaj nga të gjitha papastërtitë, ku ju u pajtuat me Perëndinë, dhe u pajisët me jetën e vërtetë të shpirtit.
Sa shumë duhet ta duam ne shtëpinë e Perëndisë, si duhet ta stolisim atë! Në të vërtetë kështu veprojnë të gjithë ata të cilët njohin vlerën e saj; edhe Kisha lutet për ta duke thënë: “Lutemi edhe për të lumturit dhe gjithmonëkujtueshmit themelues të kësaj shtëpie të shenjtë” dhe më tej “Lutemi dhe për ata që sjellin pemë dhe bëjnë punë të mira në këtë Kishë të shenjtë dhe të gjithënderuar” edhe përsëri “ Shenjtëroji ata të cilët duan hijeshine e Shtëpisë Tënde”.
Zbukurimi i gjërave të shenjta lartëson shpirtin tonë te Perëndia, dhe jo vetëm që është i mirë por edhe i shenjtë dhe të ngre moralisht, siç janë gjithashtu Psalmet e Shenjta, aroma e temjanit, madhështia e zbukurimeve të Kishës dhe Enëve të Shenjta. Të gjitha këto, të destinuara për të lavdëruar Perëndinë dhe për të zgjuar ndjenjat e sinqerta, nuk janë të këqija por të shenjta.

 

Shën Joani i Kroshtadit

 

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων